Fillimisht e mori në formë huazimi, Partizani firmos me Pano Qirkon
Fillimisht arriti akordin për ta huazuar për ndeshjet kualifikuese, por tashmë është blerë përfundimisht. Partizani ka arritur që të sigurojë kartonin e plotë të Pano Qirkos nga Teuta.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet portieri 24-vjeçar.
“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Pano Qirkon. Partizani ka arritur marrëveshjen me Teutën për transferimin definitiv të portierit 24 vjeçar.
Gardiani ka firmosur me kampionët e Shqipërisë një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Qirko bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive me ekipin e Teutës”, shkruhet në faqen zyrtare të Partizanit.
KOHA JONË SONDAZH

