FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fillojnë punimet në stadiumin e Kukësit, do të realizohen në kohë rekord

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka qenë ditën e sotme në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Numri një i klubit ka parë nga afër gjendjen e stadiumit dhe së bashku me firmën e kontraktuar për ndërtimin e impiantit ka premtuar nisjen e punimeve.

Numri një i verilindorëve u shpreh para kamerave se shumë shpejt nisin punimet.

“Do të vijnë për 2-3 ditë mjetet e ndërtimit të rëndë. Firma do të punojë mjaft mirë dhe besoj se me orët e zgjatura do ta përfundojmë dhe para afatit. Duam një stadium me parametra europiane dhe sipas standardeve të UEFA-s”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi duket se do të ketë stadiumin e tij shumë shpejt, teksa në sezonet e fundit i ka luajtur ndeshjet shtëpiake në vende të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?