Finalja në Champions League? Ish-kapiteni legjendar i Bayern Munchen: Manchester City-Milan

Bastian Schweinsteiger i ka idetë e qarta rreth finales së këtij sezoni në Champions League. Ish-kapiteni legjendar i Bayern Munchen, i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në profilin e tij në Twitter.

“Si mendoj se do të dalë finalja? Manchester City-Milan”, u përgjigj ish-mesfushori gjerman, ku thotë se beson tek avancimi i kuqezinjve të Piolit në finalen e Stambollit.

Schweinsteiger indirekt pranon se nuk beson te përmbysja e Bayern Munchen, skuadrës së tij të zemrës. Bavarezët humbën 3-0 çerekfinalen e parë ndaj Manchester City në “Etihad Stadium”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?