Finalja/ Sheikh Mansour do të jetë në Stamboll, Zhang qëndron në Kinë
Ndeshja më e rëndësishme në historinë e Manchester City-t do të ketë një spektator të jashtëzakonshëm. Mansour bin Zayd Al Nahyan, sheiku pronar i klubit anglez, do të jetë në Stamboll për të parë finalen e Champions League kundër Interit.
Ndryshe ka bërë Zhang Jindong, i cili përkundrazi nuk shkoi në Turqi, dhe do ta ndjekë finalen nga Kina.
Prania e Mansour është historike në mënyrën e vet, sepse ai e ka ndjekur skuadrën e tij vetëm një herë live, në vitin 2010 kundër Liverpool. Nuk ishte pjësë në vitin 2021, kur City humbi finalen e Championsit ndaj Chelsea-t. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

