Finlanda kërkon të shkruajë historinë si Shqipëria, një hap larg ëndrrës

Finlanda, në historinë e saj, asnjëherë nuk është kualifikuar në finalet e një Botërori apo Europiani. Në kualifikimet e fundit, të vlefshme për “Euro 2016”, kombëtarja skandinave mbërriti në vendin e katërt në një grup të vështirë, duke përfunduar pas Irlandës së Veriut, Rumanisë dhe Hungarisë, pa arritur as të kapë një vend për play-off.

 

Gjithsesi tani gjerat duket se kanë ndryshuar, duke pasur parasysh faktin se pas 5 ndeshjeve të para kualifikuese të Euro 2020 (mund të themi në fund të raundit të parë, pasi janë përballur me të gjithë kundërshtarët të paktën një herë) Finlanda është forca e dytë e grupit pas Italisë. Të kaltrit kryesojnë me pikë të plota 12, të ndjekur nga Finlanda me 12 (të mposhtur vetëm nga Italia).

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e djeshme ekipi i drejtuar nga Markku Kanerva mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Greqisë, me një gol të shënuar nga i zakonshmi Teemu Pukki , nga pika e bardhë. Nuk do të jetë e lehtë për Finlandën që të arrijnë në vendin e dytë dhe të kualifikohen direkt për në në Europian. Sipas kalendarit ata do të duhet të udhëtojnë në Bosnjë dhe më pas në Greqi, teksa mund të kënaqen edhe me një barazim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Një sukses i mundshëm ndaj helenëve, do të thonte edhe nxjerrjen e tyre matematikisht jashtë garës për të luftuar për vendin e dytë. Ndeshja më e rëndësishme do të jetë ajo e tetorit, teksa Finalanda do të sfidojë Bosnjën, në ndeshjen që mund të jetë historikë, duke përsëritur kombëtaren tonë që u kualifikuar për herë të parë në finalet e një Europiani, në “Francë 2016”. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?