Fiorentina pas 9 vitesh shkon në finalen e Kupës dhe sfidon Interin

Fiorentina rikthehet në finalen e Kupës së Italisë pas 9 vitesh, pasi eliminoi në gjysmëfinale Cremonesen. Skuadra nga Firence barazoi pa gola në ndeshjen e dytë të luajtur në shtëpi, por i gëzohet fitores 0-2 të ndeshjes së parë.

Avantazhi i arritur në takimin e vajtjes e ktheu në një përballje pa shumë zjarr duelin e kthimit, teksa të dyja ekipet bënë shumë pak në fushën e lojës.

Fiorentina gjen Interin në finalen e 24 majit e do të synojë që të fitojë për të shtatën herë këtë trofe. Në anën tjetër do të luajë finalen e 11-të në historinë e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?