Fitoi 3 medalje ari në kampionatin Europian, Calja: Suksesin ia dedikoj shqiptarëve!
Në kampionatin Europian të peshëngritjes në Rumani, peshëngritësi shqiptar Briken Calja arriti të marrë tre medalje të arta duke shënuar një rekord të jashtëzakonshëm në karrierën e tij profesionale. Pas përfundimit të kampionatit ai i’a dedikoi këtë sukses familjes së tij dhe gjithë shqiptarëve.
“Jam shumë i lumtur. Suksesin ja dedikoj familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, u shpreh peshëngritësi shqiptar Briken Calja.
Shtangisti shqiptar fitoi tre medalje ari, një në stilin e shkëputjes, një në shtytje dhe një tjetër në dygarësh. Ky është një sukses i rëndësishëm për peshëngritjen shqiptare pas periudhës së errët që kaloi me skandalet e dopingut.
KOHA JONË SONDAZH

