Fitoi ndeshjen e parë në Andorra, Partizani duelin e kthimit e luan në “Air Albania”

Partizani fitoi 0-1 kundër Atletic D’Escaldes për ndeshjen e parë në turin e II kualifikues të Conference League. Një gol i Christian Mba bëri që të besuarit e Ilir Dajës të dilnin me kokën lart nga Andorra, edhe pse pritej një rezultat më i thellë duke marrë parasysh diferencat mes ekipeve.

Kualifikimi do vendoset në ndeshjen e kthimit, atë të 1 gushtit në “Air Albania”. Përballja do zhvillohet në kryeqytet në orën 20:45, me UEFA-n që ka konfirmuar se ky duel do luhet në këtë impiant.

Për shkak të kushteve jo të mira të barit, përballja u mendua të spostohej në Elbasan, por UEFA vendosi që ndeshja të zhvillohet në “Air Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja do gjykohet nga një katërshe armene, me kryesor Zaven Hovhannisyan dhe ndihmës Atom Sevgulyan, Vnaik Simonyan dhe arbitër i katërt do jetë Artem Gasparyan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?