FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Megjithatë, Skënderbeu merr pjesë në shortin e Ligës së Kampionëve

“Skënderbeu” ka marrë fitoren e parë në betejën ligjore që ka nisur me UEFA-n në Arbitrazhin Sportiv.

Kështu, CAS ka pezulluar vendimin e marrë nga Komisioni i Apelit në UEFA më datë 1 qershor, vendim që përjashtonte skuadrën korçare nga shorti i raundit të dytë eleminator për Ligën e Kampionëve.

Vendimi rikthen kampionët e Shqipërisë në kupat e Europës, por nuk është përfundimtar. CAS do të vendosë gjithsesi më 5 ose 6 korrik për të lënë në fuqi vendimin e UEFA-s, zbutur apo anuluar atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si Skënderbeu, ashtu edhe UEFA kanë rënë dakort që procesi gjyqësor në CAS të kryhet me procedurë të përshpejtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

UEFA akuzon Skënderbeun për trukim ndeshjesh në arenën ndërkombëtare dhe dyshon se janë trukuar edhe disa takime në kampionatin shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?