FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flamurtari bën “paqe” me Kastriotin, Sukaj nuk mjafton (VIDEO)

Flamurtari nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në duelin e javës së 24-t ndaj Kastrioti, të luajtur në Vlorë. Ishte ekipi i Dajës, që pas një gjysmë ore të ekuilibruar, gjeti golin e parë me Sukajn, në një gol me kokë, pas asistimit nga Kotobelli.

Sukaj u mundua sërish në fundin e pjesës së parë për të mbyllur ndeshjen, por pa tundur sërish rrjetën. Më pas, me fillimin e pjesës së dytë, Kastrioti u duk shumë kërkues, dhe pas disa aksioneve radhazi, golin e gjeti Marku në minutën e 54-t me kokë.

Flamurtari u mundua të reagonte sërish, por Çekrezi në disa raste u tregua vendimtar. Me këtë barazim, Flamurtari shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Kastrioti i parafundit, me 21 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?