Flamurtari fiton ndaj Lushnjës, vendosin Bicaj dhe Alvesh (VIDEO)

Flamurtari bën detyrën në ndeshjen e javës së 20 ndaj skuadrës së Lushnjës. Vlonjatët kanë fituar me rezultatin 2-0, edhe pse duhet theksuar se nuk e kanë pasur aspak të thjeshtë. Goli i avantazhit u shënua vetëm në minutën e 65-të nga Bicaj. Mbrojtësi shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një krosim nga e djathta. Spaho nuk ka arritur të ndal goditjen e mbrojtësit, që gjendej shumë afër tij.

Miqtë provojnë që të gjejnë golin e barazimit, por pësojnë edhe një tjetër gol. Në minutën e 91-të Danilo Alvesh i jep qetësinë Flamurtarit, teksa shënon në minutat shtesë, pasi u gjend i vetëm përballë portierit të Lushnjës. Flamurtari ruan vendin e dytë në kuotën e 35 pikëve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?