Flamurtari shkarkon trajnerin Sadedini për rezultate të dobëta

Dritan Sadedini nuk është më trajneri i Flamurtarit. Humbja ndaj Vllaznisë e 7-ta në 9 javët e para të kampionatit në të cilat vlonjatët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë, i ka dhënë fund bashkëpunimit të trajnerit me klubin kuqezi.

 

Me një komunikatë në faqen zyrtare në Facebook, klubi vlonjat ka zyrtarizuar shkarkimin nga detyra të Dritan Sadedinit si trajner i parë por jo nga të gjitha funksionet që ka në klub pasi ai do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit teknik të Flamurtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralajmërimi i presidentit Sinan Idrizi ndaj trajnerit Sadedini për të marrë 6 pikë në 2 ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë është bërë realitet pasi me skuadrën që nuk mori asnjë pikë në fushë në këto dy takime ai që ka pësuar është trajneri Sadedini. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë trajneri i ri i vlonjatëve dhe nëse situata te kuqezinjtë do të ndryshojë për mirë por shpresat janë të pakta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?