FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flick konfirmohet trajner i Bayernit, firmos duke respektuar distancimin social

Pas shkarkimit të Niko Kovac, drejtimin e Bayernit e mori Hansi Flick. Ideja ishte që ta drejtonte ekipin bavarez deri në fund të sezonit, mirëpo puna e tij, që u reflektua me rezultatet mbresëlënëse, i bindi drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë për t’i zgjatur kontratën për tri vite të tjera.

Ky është shpërblimi që mori Flick për ndryshimin dhe frymën e re se solli në skuadër pas largimit të kroatit. Bayerni nuk e ka zgjatur më shumë po ka zyrtarizuar nënshkrimin me një njoftim në faqen zyrtare të internetit.

Në foton e rastit shfaqet Flick dhe drejtuesit e lartë, të gjithë më maska mbrojtëse dhe në distancë të sigurt nga njëri-tjetri. Trajnerit iu dha një maskë e personalizuar me logon e Bayernit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hansi Flick unterzeichnete an der Säbener Straße seinen neuen Vertrag als Cheftrainer des FC Bayern.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?