Flick zyrtarizon listën për dy miqësore, mes tyre dhe një shqiptar

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit. Trajneri Hansi Flick ka ndarë mendjen për futbollistët që do të grumbullojë për dy miqësoret e fund-marsit.

Tekniku ka grumbulluar plot 5 futbollistë për herë të parë, mes të cilëve edhe sulmuesin me origjinë nga Kosova, Mërgim Berisha, i cili po bën mjaft mirë me Augsburgun.

Emrat e tjerë që vijnë për herë të parë në Kombëtaren e parë, janë mbrojtësi i Stuttgartit Josha Vagnoman, ai i Borussia Dortmund Marius Wolf dhe sulmuesit e Brentford e Ëolfsburg, Kevn Schade e Nmecha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjermania do të luajë miqësoren e parë ndaj Perusë më 25 mars dhe tri ditë më vonë do të matë forcat me Belgjikën, në një tjetër përballje miqësore. “Pancerat” janë kualifikuar direkt në Euro 2024, si vend organizator i kompeticionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 © DFB

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?