Fonseca nga Mamurrasi në Librazhd, Sopoti me projekt Superioren

Golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë Cate Fonseca pritet të largohet nga Mamurrasi për t’u transferuar tek ekipi i Sopotit të Librazhdit. Lojtari është shprehur se “jam në  bisedime me presidencën e ekipit të Sopotit,” dhe pret të mbyllë marrëveshjen.

Po ashtu edhe drejtuesit e Sopotit konfirmojnë se do të ketë blerje të shumta, mes të cilëve synohet edhe Fonseca, me qëllim që skuadra librazhdase të ngjitet sezonin tjetër në Superiore.

Sopoti bën pjesë në Grupin e Jugut, me 10 skuadra dhe i duhet të fitojë garën me ekipet e prefekturës, si Elbasani, Shkumbini, e Gramshi, apo edhe me ekipet e tjera të  njohura si Apolonia, Dinamo, Tomori, Pogradeci e Luftëtari.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Sopoti nuk ka ende një fushë ku të luajë ndeshjet për sezonin e ri, por ka marrë premtimin nga kryebashkiaku i sapozgjedhur Kastriot Gurra, në prani edhe të kryeministrit Edi Rama para zgjedhjeve, se së shpejti do të nisë ndërtimi i stadiumit dhe fushës së re.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?