Formacionet e Laçi-Anderlecht, kurbinasit me dy mungesa të mëdha
Laçi është gati për të shkruar historinë, teksa në orën 19:00 do të zbresë në fushën e “Elbasan Arena”-s për të sfiduar skuadrën e Anderlecht. Skuadra kurbinase edhe pse me diferenca në letër nga kundërshtari ka treguar një formë fantastike deri më tani.
Trajneri Shpëtim Duro ka vendosur për formacionin me të cilin do të luajë nga minuta e parë, ku mungesa e madhe është Mentor Mazrekaj i dëmtuar. Ilir Ademi ka zënë vendin e tij, ndërkohë që Qato do të zëvendësojë Julian Shehun e skualifikuar për shkak kartonësh. Në sulm do të aktivizohen Zarubica dhe Gundo, të dy në formë shumë të mirë.

KOHA JONË SONDAZH

