Formacionet e super ndeshjes Bayern-Barcelona, s’ka shumë surpriza
Mbrëmjen e sotme në Champions League do të luhet super dueli mes Bayernit dhe Barcelonës. Në “Allianz Arena” është gjithçka gati për një duel që do të dhurojë spektakël.
Bayerni do të mbështetet te Mane në majën e sulmit, i mbështetur nga Muller dhe Sane. Ekipi katalanas duhet të ketë jo pak kujdes edhe nga talenti Musiala, i cili ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni. De Ligt ndërkohë është lënë në stol.
Barcelona nga ana tjetër zbret në fushë me vendosjen 4-3-3. Marcos Alonso dhe Kounde do ta nisin në krahët e mbrojtjes si titullarë. Në mesfushë Sergio Busquets do të mbështesë dy talentet Gavi dhe Pedri. Në sulm Raphinha dhe Dembele do të mbështesin Lewandowskin.
KOHA JONË SONDAZH

