Formacionet e super ndeshjes City-Arsenal, Xhaka e nis titullar
Manchester City dhe Arsenal do të zbresin pas pak minutash në fushë për të luajtur betejën e fundit, që mund të jetë përcaktuese për titullin kampion.
Trajneri Pep Guardiola do të luajë me skemën 3-2-4-1. Silva, De Bruyne, Gundogan dhe Grealish do të mbështesin Erling Haaland në majën e sulmit.
Në krahun tjetër Arsenali do të luajë me vendosjen 4-3-3. Lajmi i mirë është rikuperimi i Xhakës që do të luajë si titullarë në mesfushë së bashku me Partey dhe Odegaard. Në sulm do të jenë Saka dhe Martinelli që do të mbështesin brazilianin Gabriel Jesus.


KOHA JONË SONDAZH

