Formacionet zyrtare/ Anglia kërkon të sigurojë kualifikimin ndaj Panamasë, mungon një prej yjeve
Pas pak minutash në “Ninzhy Novgorod” Anglia pret Panamanë në një sfidë ku me një fitore tre luanët do të avanconin në fazën tjetër. Ky duel është më i lehtë në letër se sfida e parë ndaj Tunizisë për skuadrën e Gareth Southgate.
Dele Alli është mungesa e madhe në këtë ndeshje, pasi është dëmtuar në sfidën e fundit. Vendin e tij do ta zërë talenti Loftus-Cheek, ndërkohë që Kane dhe Sterling do të kompletojnë së bashku me të repartin sulmues. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

