Formacionet zyrtare/ Argjentina me shumë ndryshime në sfidë për “jetë a vdekje” me Nigerinë

Sonte në mbrëmje Argjentina do të luajë shanset e fundit për të vijuar rrugëtimin në Kupën e Botës ndaj Nigerisë. Messi me shokë mund të avancojnë më tej nëse mposhtin Nigerinë dhe Islanda nuk fiton me Kroacinë. Nëse islandezët bëjnë mrekullinë e marrin tri pikët, fitorja e Argjentinës me Nigerinë duhet te jetë me e thellë ose me më shumë gola në total që të shmanget renditja sipas fair play-t.

Nigeria e ka të sigurt kualifikimin me fitoren, por edhe me një barazim, nëse Islanda nuk fiton me diferencë golash. Sampaoli ka bërë disa ndryshime në formacion duke hedhur në fushë nga minuta e parë Armanin në portë, në mbrojtje rikthehet Roho, në mesfushë rikthehet Banega dhe Di Maria, ndërkohë që në sulm është preferuar Higuain dhe jo Aguero. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?