Formacionet zyrtare/ Belgjika me të gjithë yjet në fushë ndaj Japonisë

Sonte Kupa e Botës sjell një tjetër duel interesant të fazës së 1/8-ve mes Belgjikës dhe Japonisë. Diferencat mes të dyja skuadrave është e dukshme, por deri më tani ka pasur jo pak surpriza.

Belgjika grumbulloi pikë të plotë në tri ndeshjet në grup, duke mposhtur madje edhe Anglinë, ndërsa Japonia ishte me fat, sepse avancoi më tek vetëm falë kriterit të fair play-t.

Kjo është hera e katërt që Japonia kalon fazën e grupeve në Botëror dhe në asnjë rast nuk kanë mundur ta kalojnë fazën e 1/8-ave. Romelu Lukaku, me katër gola në dy ndeshje, mbetet rreziku numër 1 për përfaqësuesen e vetme aziatike të mbetur në garë. Gjithsesi trajneri Martinez ka në skuadër dhe shumë yje të tjerë si Hazard, De Bryne, Carrasco, që i lejon vetes të jetë shumë i qetë për një sukses që pritet të jetë me goleadë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?