Formacionet zyrtare/ Brazili sfidon Meksikën me një mungesë të madhe në mbrojtje

Brazili do të sfidojë Meksikën në  “Cosmos Arena” të Samaras për të synuare një biletë për në çerekfinale të Kupës së botës. Të dyja skuadrat kanë një histori të gjatë përplasjeve në Kupën e Botës. Katër vite më parë, në Brazil, përballja mes tyre në fazën e grupeve përfundoi barazim 0-0.

Por është fakt që në 9 ndeshjet e fundit është shënuar të paktën një gol. Pavarësisht kritikave që ka marrë, vëmendja kryesore shkon për Neymar, i cili ka krijuar shumë raste deri më tani, por ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës.

Në formacionet zyrtare bie në sy mungesa e Marcelos, i cili do të zëvendësohet nga Felipe Luis, ndërkohë që pjesa tjetër e formacionit nuk do të ndryshojë në ekipin e Tites. Te Meksika ndërkohë Lozano dhe Carlos Vela do të mbështesin Chicharito Hernandez të vetëm në majën e sulmit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?