Formacionet zyrtare/ Kolumbia sfidon Anglinë me një mungesë të madhe

Suedia është në pritje të kundërshtarit me të cilin do të përballet në çerekfinale, teksa Anglia do të sfidojë Kolumbinë në orën 20:00.

“Tre luanët” vijnë sonte në një test mjaft të rëndësishëm, pasi në këtë Botëror kanë shanse reale për të shkuar sa më larg dhe pse jo, për të synuar triumfin. Skuadra e Southgate tregoi një formë mjaft të mirë në 3 takimet e fazës në grupe, por sonte do të gjejë përballë Kolumbinë, një kundërshtar aspak komod, që ka në përbërje lojtarë me mjaft eksperiencë në arenën europiane dhe botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Southgate i gëzohet rikthimit të Dele Allit nga dëmtimi, ndërkohë që në sulm do të luajnë Kane dhe Sterling. Në krahun tjetër Falcao do të luajë i vetëm në sulm, i mbështetur nga Cuadrado dhe Quintero, ndërkohë që James Rodriguez nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?