Formacionet zyrtare/ Kroacia kërkon kualifikimin ndaj Danimarkës me të gjithë yjet në fushë

Pas eliminimit të Spanjës, pas pak minutash do të jetë radha e Kroaci-Danimarkë, në duelin që do të luhet në stadiumin “Nizhny Novgorod”. Ballkanasit e kaluan grupin me pikë të plota dhe në këtë botëror po tregojnë se janë në një formë spektakolare.

Ndryshe nga Kroacia, Danimarka u kualifikua në fazën e 1/8-ve falë asaj që quhet “biskota”, barazimit pa gola me Francën, rezultat që respektoi planet e të dy skuadrave.

Danimarka mund të cilësohet padyshim si një nga skuadrat më të mërzitshme për t’u parë, pasi në 3 takime, ka shënuar dy gola dhe ka pësuar vetëm një. Trajneri Dalic do të luajë me të njëjtën 11-she, ashtu si në fazën e grupeve, ndërkohë që edhe Danimarka nuk ka ndryshuar asgjë në formacion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?