Formacionet zyrtare/ Polonia dhe Kolumbia kërkojnë 3 pikët e para
Pas pak minutash në “Kazan Arena”, do të luhet ndeshja Poloni-Kolumbi. Do të jetë një duel interesant mes Lewandowski përballë Falcaos, apo edhe Zielinski ndaj James Rodriguez.
Amerikano-jugorët por edhe polakët luajnë shansin e fundit për të avancuar më tej. Kolumbia pavarësisht humbjes ndaj Japonisë nuk bëri një paraqitje të keqe pasi luajti përgjatë gjithë sfidës me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Carlos Sanchez. Kolumbianët mbi të gjitha i gëzohen rikthimit në formacion nga minuta e parë e James Rodriguez.
Ndërkohë në krahun tjetër Polonia zhgënjeu plotësisht ndaj Senegalit teksa u shfaq në fushë si një skuadër pa dëshirë dhe grintë dhe sot pritet që të bëjnë një tjetër paraqitje më pozitive, me Lewandowskin, që synon të lërë gjurmë.


KOHA JONË SONDAZH

