Formacionet zyrtare të Liverpool-United, pritet duel spektakolar

Janë publikuar formacionet zyrtare të përballjes më të madhe të javës së 8-të të Premier League, mes Liverpool-it dhe Manchester United-it, një ndeshje që vjen në një moment delikat për të dyja skuadrat.

Trajneri i “Djajve të kuq”, Ruben Amorim, ka zgjedhur të befasojë me një skemë pa sulmues të mirëfilltë, duke aktivizuar Mason Mount si sulmues të fshehur, i mbështetur nga Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha. Në stol mbeten Sesko dhe Zirkzee.

Nga ana tjetër, Liverpool-i i Arne Slot ruan të njëjtën skuadër që u mund nga Chelsea 2-1 në javën e kaluar, pa ndryshime në formacion. Të dyja ekipet kërkojnë reagim, pasi Liverpooli ka pësuar tre humbje radhazi mes kampionatit dhe Champions-it, ndërsa United-i po alternon fitoret me disfatat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpool (4-2-3-1):

Swiss Digital Mobile Reklama

Mamardashvili; Bradley, Konate, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Gakpo; Isak.

Manchester United (3-4-2-1):

Lammens; De Ligt, Maguire, Shaë; Diallo, Casemiro, Bruno Fernandes, Dalot; Mbeumo, Matheus Cunha; Mount.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?