FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacionet zyrtare të Napoli-Juve, Hysaj e nis sfidën nga minuta e parë

Sonte në mbrëmje Napoli do të presë Juventusin në “San Paolo”, në duelin mes vendit të parë dhe të dytë në tabelën e renditjes. Skuadra e Ancelottit shpreson që të mbajë ende gjallë shpresat për titull, ndërkohë që Allegri kërkon që të mbyllë që sot llogaritë.

Të kaltrit do të zbresin në fushë me formacionin 4-4-2, teksa nga minuta e parë është edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Elseid Hysaj, por në rolin e mbrojtësit të majtë. Në sulm Milik do të mbështete nga Insigne, ndërkohë që Zielinski dhe Callejon do të luajnë në krahët e mesfushës.

Në krahun tjetër Juventusi luan me vendosjen e zakonshme 4-3-3, me Emre Can që ka fituar balotazhin ndaj Bentancur, ndërkohë që Bernandeschi do të luajë në sulm përkrahë Mandzukic dhe Ronaldos. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?