Formacionet zyrtare të PSG-Junajtid dhe Porto-Roma

Janë publikuar formacionet zyrtare për dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampioneve. Padyshim ndeshja më e bukur e mbrëmjes është përballja në “Pard des Princes” të Parisit, mes PSG-së vendëse dhe Mançester Junajtidit.

Parizienët do të luajnë me të njëjtin formacion sikundër në “Old Trafford”, ndërsa befasia vjen nga Mançester Junajtid, që ka zgjedhur një mbrojtje me pesë lojtarë, duke aktivizuar Dalo, që do të luajë në qendër sëbashku me Beilin.

PSG (4-4-2): Bufon; Kehrer, Tiago Silva, Kimpembe, Bernat; Dani Alves, Markuinjos, Verrati, Di Maria; Mbape, Draksler.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mançester Junajtid (5-3-2): De Gea, Jang, Beili, Smolling, Lindelof, Shou, MekTominej, Fred, Pereira, Rashford, Lukaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eusebio di Françesko ka zgjedhur të luajë me një mbrojtje me tre lojtarë përballë Portos, Porto që do të synojë kualifikimin falë dhe faktit se në humbjen e pësuar në sfidën e parë, ka arritur të shënojë një gol.

Porto (4-3-3): Kasijas; Militao, Felipe, Pepe, Tejes; Danilo, Herrera, Ovario; Corona, Marega, Soares.

Roma (3-4-3): Olsen; Markano, Manolas, Hesus; Karsdorp, Nzonzi, De Rosi, Kolarov; Zaniolo, Xeko, Peroti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?