Formacionet zyrtare të super ndeshjes Liverpool-Arsenal

Arsenal luan një ndeshje vendimtare për topçinjtë në rrugën e titullit teksa sfidojnë Liverpoolin në transfertë. Trajneri Mikel Arteta i beson formacionit të zakonshëm teksa në sulm rreshtohet treshja Saka, Martinelli dhe Jesus.

Nuk mungon në 11-tëshen titullare Granit Xhaka që luan në mesfushë përkrah Partey dhe kapitenit Odegaard ndërsa në qendër të mbrojtjes rreshtohen Holding e Gabriel.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp i beson trinomit me Diogo Jota, Gakpo dhe Salah që sulm. Në mesfushë është titullar kapiteni Jordan Henderson, së bashku me Jones e Fabinho teksa qendra e mbrojtjes formohet nga dyshja Konate-Van Dijk. Ndeshja starton në orën 17:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?