FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacionet zyrtare/ Zvicra sfidon Suedinë me një kapiten shqiptar

Pas pak minutash në Shën Petersburg, Suedia dhe Zvicra do të luajnë ndoshta duelin më të balancuar të fazës së 1/8-ve, për të siguruar një biletë për në çerekfinale.

Helvetët shikohen pak më në avantazh, por gjithsesi do të jetë një duel shumë i hapur, me të dyja skuadrat që pritet që të jenë shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse. Interesant është fakti se për helvetët kapiten do të jetë një futbollist me origjinë shqiptarë, Valon Behrami, pasi mungon Lichsteiner për shkak kartonësh. Xhaka, Xhemaili dhe Shaqiri ndërkohë do të jenë tre shqiptarët e tjerë që do ta nisin nga minuta e parë..

Në krahun tjetër Suedia do të përpiqet që t’i hapë probleme zviceranëve, duke hedhur në fushë Forsberg, Berg dhe Toivonen. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?