Formacioni i yjeve që janë lënë jashtë Kupës së Botës në Rusi

Surpriza të shumta ka pasur këtë vit në listën e 32 skuadrave që do të luajnë në Kupën e Botës. Përzgjedhja e futbollistëve nuk është aspak e thjeshtë, teksa në disa raste zgjidhen që të lihen disa me shumë talent. Mediat ndërkombëtare kanë stiluar formacionin më të mirë, të lojtarëve që nuk do të udhëtojnë në Rusi, duke mos marrë parasysh ata të cilët nuk do të jenë për shkak se kombëtarja e tyre nuk është kualifikuar. Më poshtë mund të shihni edhe një pankinë luksi, që mund të kishte fituar fare mirë Botërorin.

Portier- Xho Hart: Përjashtimi i portierit ka bërë shumë zhurmë në Angli, edhe pse nuk ka kaluar një sezon shumë të mirë. Deri disa muaj më parë ishte i paprekshëm, ndërkohë që tashmë vendin e tij e kanë zënë Butland, Pikford dhe Papa.

Mbrojtësit – Kanselo, Laporte, M. Alonso: Në mesin e shumë përjashtuarve është edhe francezi Laporte, për të cilin Siti pagoi 65 milionë euro në janar. Dy mbrojtësit e tjerë janë në mesin e futbollistëve më të mirë këtë sezon tek Interi dhe Çelsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushorët – Naingolan, Gëtze, Alan, Fabregas: “Shko dhe tregoji botës se je më i mirë se Mesi”, i tha Lëv-Mesit para finales së Kupës së Botës në vitin 2016. Pas 4 viteve, mesfushori gjerman e sheh veten jashtë 23 futbollistëve më të mirë. Së bashku me të janë edhe disa emra të tjerë të njohur të futbollit europian. Naingolan i Romës, vijon të mbetet jashtë zgjedhjeve të trajnerit Martinez te Belgjika, ndërkohë që Alan i Napolit pavarësisht se ka qenë një ndër më të mirët në sezonin fantastik të Napolit. Fabregas i Çelsit ndërkohë nuk është preferuar në mesfushën e luksit që ka në dispozicion trajneri i Spanjës, Julian Lopetegui.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesit – Morata, Ikardi, Benzema: Jorge Sampaoli zgjodhi që të mos ta merrte në Rusi Mauro Ikardin, golashënuesin më të mirë të këtij sezoni në Seria A me 29 gola, 13 më shumë se Higuain, i cili është grumbulluar. Spanja ndërkohë zgjidhi që të mos merrte Moratën e Çelsit, duke grumbulluar Diego Kostën, Aspas dhe Rdrigon. Sulmuesi i tretë i përjashtuar është Benzema, i cili është ndëshkuar nga trajneri Deshamp pas një sezoni me shumë ulje-ngritje. /Rozalb Lika- Koha Jonë/

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?