Formacioni më i mirë i sezonit në Seria A, dominon Inter dhe Juve

Kampionati italian mbylli sezonin 2017-2018, duke dhënë dhe konkluzionet e një sezoni të gjatë. Sipas OPTA, bazuar në shifrat e të gjithë futbollistëve, që kanë luajtur minimalisht 20 takime sezonale, është publikuar edhe formacioni i vitit në Itali.

Skema për rreshtimin e tyre është zgjedhur të përdoret ajo 4-3-1-2, ndërsa formacioni dominohet nga Interi dhe Juventusi me nga tre futbollistë, të ndjekur nga Napoli me dy dhe Atalanta, Roma dhe Lazio me nga një.

Kështu në portë është përzgjedhur braziliani i Romës, Alisson, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Kanselo, Shkriniar, Koulibali, Aleks Sandro. Mesfusha përbëhet nga Pjaniç, Zhorzhinjo dhe Iliçiç, ndërsa Dibala rreshtohet pas dyshes sulmuese Ikardi-Imobile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?