Formacioni më i mirë në Europë sipas statistikave, s’ka vend për “Pleshtin”
Pas mbylljes së kampionateve kryesore në Europë, është koha për të bërë disa bilance. Një ndër portalet më të specializuara të statistikave “WhoScored”, ka publikuar formacionin më të mirë në Europë, rol për rol, në bazë të perfomancës së tyre, duke u nisur nga statistikat.
Në të janë futbollistë nga 5 kampionate kryesor. Në portë është një italian, portieri i Cagliarit, Alessio Cragno. Në mbrojtje përveç van Dijk, janë dhe dy mbrojtësit e Lapzingu-t, Willi Orban dhe Marcel Halstenberg, si dhe mbrojtësit i Bayernit, Jochua Kimmich.
Në mesfushë, është Nicolas Pepe i Lille si dhe Eden Hazard. Nuk mungon as Papu Gomez i Atalantës, ndërkohë që emri surprizë është Teji Savanier i Nimes.
Kopja e sulmit? Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappè. Ndërkohë që spikat mungesa e Lionel Messit, i cili u shpall golashënuesi më i mirë në Europë, por mesa duket performancat e tij nuk kanë qenë shumë konstante. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

