FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fotbollisti i Kombëtares Shqiptare del në mbrojtje të Albin Kurtit

 

Futbollisti kosovar i Kombëtares Shqiptare, Amir Rrahmani i ka dalë në mbrojtje kreu të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurti.

Futbollisti kosovar i Kombëtares Shqiptare, Amir Rrahmani, i cili luan në Kroaci ka kërkuar lirimin e Albin Kurtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Phërmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në çdo vend demokratik lejohen protestat e qytetarëve për vendimet që mund t’i bëjnë ata që udhëheqin një shtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë nuk lejohet dhe është e dënueshme.

Ky është postimi i tij i plotë:

Përshëndetje!

Edhe pse mua nuk me përket te flas për këtë temë por e ndjeva ti them këto fjalë për vendin tim te lindjes.

Në çdo vend demokratik lejohen protestat e qytetareve për vendimet qe mund ti bëjnë ata qe udhëheqin një shtet ,protesta pa dhunë dhe mendimin që mund të ndryshojnë diçka në vendimet e pushtetarëve, sepse vete këta qytetare i votuan që të na përfaqësojnë sa më mirë.

Por dhuna ndaj qytetareve që protestojnë nuk lejohet dhe është e dënueshme. Gjithashtu arrestimi i politikanëve që nuk janë në pozitë nuk është i pranueshëm sepse edhe ata e përfaqësojnë popullin.

Drejtësia do të triumfojë.

Lirojeni ALBIN KURTIN dhe te gjithë ata që do na përfaqësojnë në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?