FOTO/ E akuzojnë për rrotullime të ekzagjëruara, shikoni si Neymar tallet me fotografët

Neymar deri më tani nuk i ka përmbushur pritshmëritë në Botëror, por gjithsesi ai ka arritur të marrë shumë vëmendje për shkak të reagimeve kur pëson ndërhyrje të gabuara.

Rrotullimet e tij në fushë janë bërë ‘hit’ në internet, ndaj sot vetë futbollisti si kundërpërgjigjje për akuzat është tallur me fotografët.

26-vjeçari pasi pa që kishte vëmendjen e tyre u shtri në fushën stërvitore duke u hequr si i dëmtuar, situatë kjo që ka shkaktuar të qeshura te të gjithë të pranishmit, por edhe për fotografët.

Swiss Digital Desktop Reklama

rrotullimet

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ashtu si edhe në disa raste të tjera, Tite, trajneri i ‘Seleçaos’, i ka lejuar lojtarët të stërviten me fëmijët e tyre. Në një prej fotove është Davi Luca, djali i Neymar.

nejmar1

nejmar6

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?