FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Trajneri i ri i Barcelonës transferon këta 3 super-lojtarë

Pas finales në Copa del Rey, Barcelona do të prezantojë trajnerin e ri, Ernesto Valverde i cili ka në plan 3 transferta të bujshme.

Përforcim i parë do të jetë një mbrojtës i djathtë dhe i përzgjedhur është Hector Bellerin i Arsenalit. Katalanasit do të paguajnë 30 milionë euro për të transferuar Bejerin në “Camp Nou”.

Gjithashtu Barcelona ka nevojë edhe për një mesfushor që të organizojë lojën dhe të luajë në qendër të fushës së bashku me Busqets. Nëse nuk do të arrihet marrëveshja me Verrattin atëhere Valverde ka kërkuar që të marrin Herrerën nga Manchester United.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së treti, Barcelonës i nevojitet një lojtar që të bëjë diferencën në krah dhe për këtë të gjithë emrat të cojnë te Coutinho i Liverpoolit. Kjo lëvizje bëhet akoma edhe më e besueshme pasi vetë lojtari ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të veshur fanellën e Barcelonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?