Franc Veliu firmos me Gjilanin, zëvendëson Shametin e dëmtuar

Gjilani ka lëvizur shpejt në merkato pas lajmit se Ylli Shameti mund të mungojë për një kohë të gjatë. Skuadra e IPKO Superligës së Kosovës ka zyrtarizuar këtë të martë marrëveshjen me Franc Veliun, i cili nënshkruan në Kosovë si futbollist i lirë, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Flamurtarit të Vlorës.

 

Mbrojtësi 30-vjeçar ka mjaft përvojë në karrierën e tij futbollistike, pasi më parë ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave të rëndësishme në Kategorinë Superiore në Shqipëri, si Partizani dhe Kukësi, ndonëse pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar te skuadra e vendlindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?