Franca e mbyll mes vërshëllimash, barazim i “mërzitshëm” ndaj Danimarkës (VIDEO)

Franca nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e tretë në grupin C, duke e mbyllur në vendin e parë. Në “Luzhniki Stadium” Diedier Deschamps hodhi në fushë ndaj Danimarkës, disa prej futbollistëve që kanë pasur më pak hapësira në dy ndeshjet e para.
Griezmann dhe Dembele formuan dyshen pas Giroud, por francezët ishin shumë pak të rrezikshëm në portën e danezëve. Rastin më të mirë e ka Danimarka në minutën e 30-të, me Cornelius që krijon mjaft mirë hapësirën për Eriksen, i cili ndalet nga Mandanda në momentin e fundit.
Fraksioni i dytë është shumë i dobët, teksa tifozët vërshëllejnë në disa raste lojën e dobët të Francës, që shpesh herë mbyllet në mbrojtje. “Gjelat” në raundin tjetër do të përballen me ekipin që do të renditet në vendin e dytë në grupin D, teksa ndeshja do të luhet më 30 qershor në orën 16:00.

KOHA JONË SONDAZH

