Franca ka një vlerë të frikshme, 730 milionë euro më shumë se Kroacia

Franca dhe Kroacia kanë fituar biletën për finalen e Kupës së Botës në Rusi. Të dyja skuadrat do të masin forcat sot pasdite, por “gjelat” janë favorit. Një nga arsyet është vlera e ekipit në treg, duke tejkaluar shifrën e 1 miliard euro sipas Transfermarkt.

Didier Deschamps jo vetëm ka një formacion titullar me yje, por ka dhe një pankinë që i ofron shumë garanci. Midis 23 futbollistët, spikasin Griezmann me vlerë 100 milionë euro dhe Mbappé 120 milionë euro.  Steve Mandanda (2.5), portieri i tretë i Francës, është gardiani me vlerën më të ulët në merkato, vetëm 1 milionë euro.

Nga ana tjetër, skuadra kroate ka një vlerë prej 350 milionë euro. Ivan Rakitic, mesfushori i FC Barcelona, është futbollisti më i vlefshëm, 50 milionë euro. Modric dhe Mandzukic, vijnë më pas me një vlerë që shkon sipas transfermarkt në 25 dhe në 18 milionë euro. Në këtë mënyrë diferenca mes Francës dhe Kroacisë është 730 milionë euro. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?