Franca më e “freskët” se Kroacia, ka luajtur 100 minuta më pak në Kupën e Botës
Kroacia ka arritur në finalen e Kupës së Botës pasi ka kaluar fazën e 1/8-ve, çerekfinalen dhe gjysmëfinalen pas kohës shtesë. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, Franca ka luajtur 580.16 minuta, ndërkohë që skuadra e Dalic 679.36. Ndërkohë një tjetër e dhënë shumë interesante është se skuadra ballkanase është fakti që kalë përshkruar 723.95 kilometra gjatë këtyre ndeshjeve, ndërkohë që “Gjelat” janë dukshëm më të freskët me 607.50 kilometra.
Ylli i Realit, Luka Modric është futbollisti me më shumë minuta në Kupën e Botës, 643 në total, duke përshkruar 63 kilometra, një maratonë e gjysmë. Shumë pranë tij është Ngolo Kante, i cili ka përshkruar 62.69 kilometra gjatë Botërorit.
Te Franca më shumë ka luajtur mbrojtësi Raphael Varane, me 580.16 minuta. Në krahun tjetër është Rakitiç, që ka vendosur një rekord Botëror në këtë aspekt. Ai ka zhvilluar më shumë se të gjithë ndeshje këtë sezon, 70 sfida, nga të cilat 55 me Barcelonën dhe 15 me ekipin e tyre kombëtar. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

