Franca: Sulmet terroriste, “Euro 2016” nuk do anulohet
Kryeministri i Francës, Manuel Valls ka konfirmuar se kampionati evropian i futbollit “Euro 2016” nuk është në rrezik të anulohet.
Deklaratë kjo e bërë prej tij teksa sulmet e fundit terroriste në Bruksel kanë rikthyer dyshimet rreth sigurisë në “Euro 2016” në Francë.
Mirëpo, Kryeministri i Francës, Manuel Valls ka konfirmuar se gara nuk është në rrezik të anulohet.
“Po, Euro 2016 dhe Tour de France do të zhvillohen”, deklaroi ai për radiostacionin “Europe 1”.

