FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Franca u vërshëllye në barazimin ndaj Danimarkës, ja si justifikohet Deschamps

Pas 37 ndeshjeve të para, rezultati 0-0 ndodh në ndeshjen e luajtur mes Francës dhe Danimarkës në “Luzhniki të Moskës. Asnjë gol i shënuar dhe shumë vërshëllima të tifozëve që ishin të pakënaqur me lojën e të dyja skuadrave, që duket se ishin pajtuar me rezultatin.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është justifikuar në këtë mënyrë: “Ne bëmë diçka më shumë se ata, por në fund barazimi ishte rezultati më i drejtë për të dyja ekipet. Ne kishim mundësi për të fituar, por ne nuk i shfrytëzuam, dhe morëm një pikë që na dha vendin e parë. Nuk është e lehtë që të kalosh fazën e grupeve në Botëror, pasi ka shumë skuadra të organizuara. Zëvendësimet? Ndoshta kemi humbur diçka në lidhje me kohezionin e grupit, por është e rëndësishme që të gjithë lojtarët të ndihen të përfshirë në projekt”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?