Frika nga dënimi i UEFA-s, ja plani i Milanit për sanksionet finaciare

Problemet tek Milani nuk kanë fund. Përtej rezultateve katastrofike në këtë start sezoni, drejtuesit e klubit duhet të bëjnë llogari për humbjet në bilancet finaciare.

Sipas “Corriere della Sera”, Maldini dhe Boban do të kërkojnë një marrëveshje paraprake mbi dënimet e mundshme duke pasur edhe një lloj përparësie për sa u përket rregullave mbi të cilat duhet të shëndoshë arkat në sezonet e ardhshme.

Kjo procedurë duhet t’i garantojë Milanit ecuri të rregullt në kompeticionet europiane, pa pasur frikën e ndonjë gjobe të majme apo të ndonjë sanksioni tjetër të rënë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?