Frikë nga masat ligjore, Interi e përfshinë Icardin edhe në stërvitjet taktike
Mauro Icardi nuk ka ndërmend që të largohet nga Interi, pavarësisht se klubi ja ka bërë të qartë se nuk ka vend për të në skuadër për sezonin e ri dhe nuk është në planet e trajnerit Conte. Dy ditë më parë ishin drejtuesit e klubit që i konfirmuan ish kapitenit se duhet të largohetpor përgjigja e Icardit ishte se do të vazhdonte të respektonte kontratën me Interin, e cila zgjat deri në verën e 2021-shit.
Duke parë situatën e krijuar, drejtuesit e klubit, por edhe trajneri Conte janë në pozita mjaft delikate, pasi duan të shmangin çdo iniciativë ligjore të Icardit, ndaj tekniku ka vendosur ta përfshijë sulmuesin edhe në përgatitjet taktike e ndeshjet brenda familjes. Tek Interi shpresojnë ende që sulmuesi të largohet deri më 2 shtator, por në rast të kundërt, janë gati ta federojnë në kampionat dhe në Kupën e Italisë, për t’i dhënë hapësira minimale në fushë.
Kjo pasi rregullorja e FIFA-s për të mbrojtur lojtarët e mëdhenj, parashikon që nëse një futbollist nuk luan minimalisht 10% të ndeshjeve, atëherë lirohet menjëherë nga kontrata me klubin dhe është i lirë të nënshkruajë diku tjetër. Pikërisht për këtë arsye zikaltrit kanë ndërmend të aktivizojnë Icardin në minutat e fundit të ndeshjeve të kampionatit dhe titullar në Kupën e Italisë, për të shmangur mundësinë e një beteje ligjore.
KOHA JONË SONDAZH

