FSHF depoziton aplikimin për organizimin e Superkupës së Europës në vitin 2020

Federata Shqiptare e Futbollit ka depozituar sot zyrtarisht në UEFA aplikimin e saj për organizimin e “UEFA SuperCup™ 2020” në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë. Grupi i punës për përfundimin e dosjes së plotë të dokumentacionit për kandidaturën përkatëse ka mbyllur të gjithë praktikën e aplikimit. Zyrtarisht, tashmë “Arena Kombëtare” është një nga impiantet kandidate për të marrë finalen e Superkupës së Europës për vitin 2020.

Ideja për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm në kalendarin e futbollit Europian, vjen nga dëshira për promovimin e vlerave të mikpritjes shqiptare, si dhe nga ambicia për zhvillimin e emrit të mirë të kulturës sportive në vend, e nxitur kjo, edhe nga përfundimi i shpejtë i “Arenës Kombëtare”, punimet e të cilit vijojnë me intensitet shumë të lartë. Organizimi në kryeqytet i Superkupës Europiane merr një rëndësi absolute, jo thjesht nga pikëpamja sportive, por mbi të gjitha, edhe për imazhin e Shqipërisë, dhe sidomos Tiranës.

“Arena Kombëtare” do të jetë një kandidaturë potenciale për të organizuar një finale të një eventi europian të futbollit në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?