Futbolli italian në zi, humb jetën ish-trajneri i njohur
Është shuar në moshën 71 vjeçare Emiliano Mondonico ish-trajner i shquar i futbollit italian.
Mondonico, një nga trajnerët më të dashur të futbollit italian, vdiq në spitalin e Milanos ku ai ishte shtruar në spital për disa ditë.
Ai bëri debutimin e tij si trajner në vitin 1979 në stolin e të rinjve të Cremonese, pastaj vazhdoi karrierën në stolin e skuadrave si Atalanta në Serie B dhe Torino në Seria A.
Ish-trajneri për 8 vjet i ishte nënshtruar ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale dhe rreth një vit më parë u diagnostikua me sëmundjen e kancerit.
KOHA JONË SONDAZH

