Futbollisti i Hertha Berlin vendos rekord në Bundesligë

Mesfushori Vladimir Darida ka vendosur një rekord sa i përket kilometrave të përshkruara në Bundesligë. Futbollisti i Hertha Berlinit ka vrapuar 14.34 kilometra në ndeshjen e fituar kundër Augsburg.

Bundesliga ka pak kohë që ka rifilluar dhe askush nuk mund ta imagjinonte se Darida do të ishte kaq mirë fizikisht. Trajneri i 29-vjeçarit, Bruno Labbadia, u shpreh mjaft i gëzuar për rekordin e lojtarit të tij. “Diçka e tillë është e mrekullueshme. E shoh më të jashtëzakonshme kur ai vrapon dhe pas dëmtimit të tij dhe i dha pasimin kyç Piatek për të shënuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?