Futbollisti i Kombëtares ndryshon ekip, kalon te 18 herë kampionët në Suedi

Lojtari i Kombtares sonë Arbnor Muçolli së fundmi ka ndryshuar skuadër duke kaluar nga ekipi i kategorisë së dytë Vehle, te skuadra suedeze IFK Goteborg.

Mesfushori shqiptar është prezantuar te 18 herë kampionët e Suedisë duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare. Në sezonin e fundit, Muçoli shënoi 7 gola, paraqitje që kanë bindur drejtuesit e IFK Göteborg që t’i ofrojnë një kontratë mesfushroit kuqezi.

IFK Göteborg värvar Arbnor Mucolli | GP

Swiss Digital Desktop Reklama

“Erdha si djalë i vogël, e sot jam një njeri me shumë përvojë. Kam fituar shumë eksperiencë përgjatë më shumë se 10 viteve në Vejle. U jam përjetësisht mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kam marrë gjatë kohës sime te Vejle.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm që nuk do t’i harroj kurrë. Ka qenë një nder i madh për mua që kam qenë në gjendje të vesh fanellën e kuqe dhe të luaj për një klub kaq tradicional në Danimarkë” , shkroi Muçolli në postimin e tij në Instagram.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?