Gabriel Jesus e pëson keq si Messi, gjobitet dhe skualifikohet nga Conmebol
Pas skualifikimit me tre muaj të Lionel Messit për shkak të deklaratave kundër Conmebol, nuk ka shpëtuar as Gabriel Jesus. Sulmuesi i Seleçao-s protestoi në një mënyrë të ashpër ndaj arbitrit kilen Roberto Tobar, i cili e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë gjatë finales ndaj perusë.
Gjatë daljes nga fusha ai goditi edhe disa sende gjatë daljes nga fusha përfshirë dhe sistemin VAR. Conmebol ka vendosur për ta ndëshkuar sulmuesin me një gjobë prej 30 mijë dollarësh dhe dy muaj mungesë në ndeshjet zyrtare dhe miqësore me Brazilin. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

