Galtier gjen justifikimin: Kundër Bayernit patëm shumë mungesa, Messi dhe Mbappe …
Christophe Galtier foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Brest-it, që është dhe sfida e parë pas eliminimit nga Champions League. Strategu ka folur për situatë që po kalon klubi i tij.
“Ka shumë zhgënjim në dhomën e zhveshjes. Zemërimi, lojtarët ishin të lodhur dhe shumë të zhgënjyer. Folëm këtë mëngjes bashkë. Kështu shkoi, pritshmëritë ishin të shumta por çdo vit vetëm një ekip fiton Champions League. Tani duhet të projektojmë veten drejt objektivit të kampionatit.
Kishte mungesa të konsiderueshme. Mbappé nuk e nisi nga fillimi ndeshjen e parë, Hakimi u dëmtua; në ndeshjen e kthimit patëm dy dëmtime të rënda të Neymar dhe Kimpembe. Më pas munguan dhe Marquinhos dhe Mukiele.
E ardhmja e Messit dhe Mbappe? Janë mësuar që të kalojnë momente të tilla. Kylian është një lojtar i Paris Saint-Germain, ai jep maksimumin sa herë që luan dhe ka një vendosmëri të madhe për ta çuar klubin sa më lart që të jetë e mundur”, deklaroi Galtier. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

